Konsultime mes Ministrive të Jashtme të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Francës.

Konsultime mes Ministrive të Jashtme të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Francës.

Ministria e Punëve të Jashtme ka njoftuar se janë mbajtur konsultimet politike mes Ministrive të Jashtme të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Francës.

Nën drejtimin e Zëvendësministrit Kreshnik Ahmeti dhe Drejtorit të Drejtorisë për Evropën Kontinentale Frederic Mondoloni, sot në Paris, u mbajtën konsultimet politike mes Ministrive të Jashtme të të dyja shteteve.

Në konsultimet politike u bisedua për marrëdhëniet bilaterale, arritja e marrëveshjeve të reja dhe në veçanti bashkëpunimi në fushën e sigurisë dhe ekonomisë.


Përgjatë diskutimeve, Ahmeti theksoi rëndësinë e procedimit të aplikimit të Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës dhe rëndësinë që ka kjo për qytetarët e Kosovës.

Tema të tjera në këtë takim ishin edhe liberalizimi i vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës, bashkëpunimi rajonal dhe situata e krijuar nga agresioni ushtarak i Federatës Ruse mbi Ukrainën.

Ahmeti dhe  Mondoloni u pajtuan që t’i vazhdojnë konsultimet e rregullta politike mes Ministrive të Jashtme.

Lexo edhe

Video