“Konsoni” më afër klientëve, tani edhe në Veternik

“Konsoni” më afër klientëve, tani edhe në Veternik

Banorët e Veternikut dhe ata që frekuentojnë rrugën për në Gjilan, tashmë do ta kenë me të lehtë furnizimin me vezë të freskëta dhe mish të zogut dhe atë me çmime më të volitshme në treg.

Kompania më e madhe në tregun kosovar për prodhimin e vezëve dhe mishit të zogut, “Konsoni”, me qëllim të ofrimit të shërbimeve më të shpejta për klientët e tij, ka hapur pikën më të re të shitjes edhe në Veternik, afër “Gorenje”, përballë “HIB Petrol”.


Produktet cilësore që tash e sa vite ofrohen nga “Konsoni” dhe besueshmëria e madhe ndaj kësaj kompanie prodhuese kanë bërë që të rriten kërkesat e qytetarëve për furnizim me produkte të freskëta edhe në lagje tjera të Prishtinës.

Me besim të ndërsjellët dhe produkte cilësore “Konsoni” vazhdon shtrirjen në të gjitha qytetet e Kosovës.

Lexo edhe

Video