Konkurs për 31 vende të lira pune

Konkurs për 31 vende të lira pune

Konkurs për 31 vende të lira pune.

Al Trade në vazhdën e zgjerimit të kapaciteteve të veta, si dhe me rastin e  hapjes edhe të një pike të re Al Trade Beton, që do të ushtron veprimtarinë në Fushë Kosovë,  shpallë konkurs për 31 vende të reja të punës:

1 – Inxhinierë të ndërtimtarisë ( dy pozita);

2 – Operator për Prodhimin e Betonit ( dy pozita);

3 – Ndihmës i operatorit në fabrikën e betonit (një pozitë);

4 – Shoferë për mikserë me kategorinë përkatës ( dhjetë pozita);

5 – Shoferë për pompë të Betonit ( katër pozita);

6 – Ndihmës për pompë të betoni ( katër pozita);

7 – Shoferë për lug ngarkesë ( dy pozita);

8 – Shoferë për shliper me kategorinë përkatëse ( katër pozita);


9 – Mekanik (një pozitë);

10 – Elektricist (një pozitë);

Kandidatët e përzgjedhur për këto pozita do të kenë mundësi që paraprakisht bashkë me stafin e kompanisë, që janë përgjegjës të këtyre sektorëve, të trajnohen dhe të njoftohen profesionalisht për punën që do të kryejnë, para së të bëhen pjesë e stafit të rregullt të kompanisë.

Të gjithë kandidatët të cilët i përmbushin kushtet, dhe besojnë së janë kompetentë për kryerjen e këtyre punëve kërkohen që të aplikojnë.

* Për të  gjitha pozitat është e domosdoshme të keni përvojë pune;

* Dërgoni CV dhe dokumentet e juaja në [email protected], ose tek ne drejtpërdrejt – Adresa jonë: Rr, Nënë Tereza, Magjistralja Prishtinë- Fushë Kosovë;

* Për informata shtesë na kontaktoni në numrin e telefonit: 0800 77 770 (pa pagesë);

* Ju lutem që ta cekni titullin e pozitës për të cilën po aplikoni tek ’’Subject ’’, shembull: Inxhinierë të ndërtimtarisë ( dy pozita), Elektricist (një pozitë).

* Informatat e juaja do të ruhen me konfidencialitet të plotë;

* Vetëm Kandidatët potencial do të ftohen në intervistë;

* Konkursi do jetë i hapur nga data: 28 dhjetor 2021, deri më 20 janar 2022, në ora 16:00.

Lexo edhe

Video