Konjufca telefonon homologun italian: Solidaritet me popullin mik

Konjufca telefonon homologun italian: Solidaritet me popullin mik

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Galuk Konjufca njoftoi se ka pasur një bisedë telefonike me homologun e tij italian, Luigi di Maio.

Konjufca tha se kishte shprehur solidaritetin e vendit tonë për betejën e popullit italian me COVID-19 si dhe janë dakorduar për të shkëmbyer përvojat për përballjem me këtë pandemi.

Postimi i plotë i Konjufcës:


Gjatë ditës se djeshme zhvillova një bisedë telefonike me homologun tim italian, Shkëlqesinë e Tij z. Luigi Di Maio.

Gjatë kësaj bisede i shpreha ngushëllime për viktimat e pandemisë COVID-19 dhe i urova që të infektuarit të shërohen sa më shpejt dhe t’u bashkohen familjeve të tyre. Në emër të Republikës së Kosovës shpreha solidaritetin tonë për betejën që populli italian po e bën me këtë pandemi.

Gjithashtu, z. Di Maio e njoftova për situatën e krijuar nga pandemia në Republikën e Kosovës dhe për masat, të cilat po i ndërmerr Qeveria e Republikës së Kosovës për ta ngadalësuar përhapjen e këtij virusi.

Në fund, u pajtuam që t’i vazhdojmë kontaktet tona për të shkëmbyer përvojat në këtë betejë të përbashkët botërore dhe për t’i zgjeruar e thelluar edhe më tutje raportet e shkëlqyeshme mes shteteve dhe popujve tanë.

Lexo edhe

Video