Konjufca takon Escobarin: Nuk mund të formohet asociacion që cenon sovranitetin
Lajme
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka takuar përfaqësuesin special të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabirel Escobar. Në këtë takim, ai ka thënë se kanë ritheksuar qëndrimin e Kosovës, por edhe garantimin e Departamentit të Shtetit, se nuk mund të formohet asociacion që cenon sovranitetin e Kosovës.

Këtë takim, të cilin Konjufca e ka quajtur përmbajtjesor, e ka zhvilluar në kuadër të vizitës zyrtare në SHBA.

“Në takimin përmbajtësor me z.Escobar diskutuam për zhvillimet aktuale politike në vend dhe rajon, për procesin e dialogut dhe marrëveshjen e Ohrit, si dhe hapat e mëtejmë  për normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë. Ritheksuam qëndrimin e shtetit të Kosovës, por edhe garantimin e Departamentit të Shtetit, se nuk mund të formohet kurrfarë asociacioni apo ndonjë mekanizëm tjetër që cenon sovranitetin, pavarësinë, integritetin territorial dhe rendin kushtetues të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Konjufca në Facebook.

Ai ka shkruar se në këtë takim kanë biseduar për avancimin e mardhënieve në mes të Kosovës dhe Shteteve të bashkuara të Amerikës, si dhe kanë ndarë pikëpamje të njëjta për vazhdimin e punës në agjendën e përbashkët të anëtarësimit të Kosovës në strukturat euroatlantike.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024