Konjufca takohet me Nancy Pelosi, shkëmbejnë pikëpamje për forcimin e bashkëpunimit
Lajme
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Konjufca takohet me Nancy Pelosi, shkëmbejnë pikëpamje për forcimin e bashkëpunimit

Kryeparlamentari Glauk Konjufca është takuar me ish-Kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, e cila i kishte pritur në Kongresin Amerikan.

“Me Kongresisten Pelosi shkëmbyem pikëpamje për zhvillimet në rajon dhe arenën ndërkombëtare, forcimin e bashkëpunimit dypalësh, rëndësinë e avancimit në proceset euroatlantike dhe vazhdimin e mbështetjes së Republikës së Kosovës nga aleati dhe partneri ynë strategjik – Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar Konjufca.

“Takim tejet miqësor me ish-Kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve dhe miken e kahmotshme të Kosovës, zonjën Nancy Pelosi, e cila na mirëpriti në Kongresin Amerikan.

Me Kongresisten Pelosi shkëmbyem pikëpamje për zhvillimet në rajon dhe arenën ndërkombëtare, forcimin e bashkëpunimit dypalësh, rëndësinë e avancimit në proceset euroatlantike dhe vazhdimin e mbështetjes së Republikës së Kosovës nga aleati dhe partneri ynë strategjik - Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Nënvizuam faktin se popujt dhe shtetet tona ndajnë të njëjtat vlera dhe parime të lirisë e demokracisë, dhe se çdo ditë e më tepër po i zgjerojnë fushat e bashkëpunimit të ndërsjellë.

Kosova dhe populli ynë janë të bekuar që kanë miq kaq të mrekullueshëm e të çmuar si Kongresisten Pelosi dhe përkrahjen e pakursyer të Shteteve të Bashkuara”, ka shkruar Konjufca.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024