Konjufca takohet me kryetarin e Beratit, diskutojnë për avancimin e bashkëpunimit

Konjufca takohet me kryetarin e Beratit, diskutojnë për avancimin e bashkëpunimit

Pas nënshkrimit të memorandumit të bashkëpunimit me kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë Lindita Nikolla, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca dhe delegacioni që e shoqëron, ka realizuar një vizitë sot në qytetin e Beratit. 


Kryebashkiaku Ervin Demo me këtë rast njohu kryeparlamentarin Konjufca për vlerat historike e kulturore të Beratit, si dhe angazhimet për promovimin e vlerave turistike që kjo zonë ofron për vizitorët e shumtë.   

Në takim u bisedua edhe mbi mundësitë e avancimit të bashkëpunimit midis qyteteve të ndryshme të Kosovës e të Shqipërisë, me qëllim të realizimit të aktiviteteve të përbashkëta në fusha të ndryshme të interesit të përbashkët.  

Lexo edhe

Video