Konjufca takohet me Weidinger, bisedojnë për thellim të partneritetit Kosovë-Austri

Konjufca takohet me Weidinger, bisedojnë për thellim të partneritetit Kosovë-Austri

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Christoph Weidinger, me të cilin bisedoi për fuqizimin e mëtejmë të partneritetit ndërmjet dy vendeve dhe çështje të tjera me interes të përbashkët.

Në një komunikatë për media të Kuvendit të Kosovës bëhet e ditur se kryeparlamentari Konjufca ka falënderuar ambasadorin Weidinger për përkrahjen e vazhdueshme të shtetit austriak ndaj Kosovës.


Kreu i Kuvendit, ndër të tjera, tha se Austria mbetet partner i rëndësishëm për Kosovën dhe shprehu gatishmërinë për intensifikimin e bashkëpunimit në projekte të përbashkëta siç është projekti DEMOS, si dhe në sferën e legjislativit dhe të diplomacisë parlamentare.

Ambasadori Weidinger, duke e vlerësuar shumë të rëndësishëm  partneritetin e ndërsjellë, konfirmoi edhe njëherë mbështetjen e Austrisë për Kosovën në procesin e liberalizimit të vizave dhe integrimet euro-atlantike.

Në takim u fol edhe për procesin e dialogut me Serbinë, për çka Konjufca përsëriti qëndrimin se marrëveshja gjithëpërfshirëse duhet të rezultojë me njohje reciproke.

Lexo edhe

Video

error: