Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, priti sot në një takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), në Kosovë, Jeffrey M. Hovenier.
“Në këtë takim ndër të tjera është biseduar për ngjarjet në veri të Kosovës, pas sulmit terrorist nga një grup kriminal serb, ku mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku”, thuhet në komunikatën e Kuvendit të Kosovës.
Nw komunikatw thuhet se kryetari Konjufca e ka falënderuar ambasadorin Hovenier për përkrahjen dhe mbështetjen e gjithanshme që SHBA-të i kanë dhënë dhe vazhdojnë t’i japin Republikës së Kosovës.