Konjufca për Lidhjen e Prizrenit: Duke mbrojtur vlerat kombëtar garantojmë bartjen e trashëgimisë ndër breza

Konjufca për Lidhjen e Prizrenit: Duke mbrojtur vlerat kombëtar garantojmë bartjen e trashëgimisë ndër breza

143 vjetori i Lidhjes së Prizrenit po shënohet në këtë qytet me një sërë aktivitetesh ku po vlerësohet lartë kontributi i burrështetasve të asaj kohe për krijimin dhe ruajtjen e trojeve shqiptare.

Përfaqësues të institucioneve, subjekteve politike e qytetarë bën homazhe dhe vizituan vendin ku lidhja zhvillonte takimet. Derisa gjatë ditës do të hapet panairi i librit, një ekspozitë dhe koncert.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca tha se Lidhja e Prizrenit paraqet kulmin politik të rilindjes kombëtare që kontribuojë në mbrojtjen e tokave shqiptare.

Konjufca tha se duke mbrojtur vlerat kombëtare garantohet bartja e trashëgimisë kulturore nëpër breza.

“Rilindja Kombëtare siç dihet e ka pasur dimensionin kulturor, identitar, gjuhësor dhe aspektin e vetë politik pra të organizimit që me armë në dorë me fituar lirinë dhe me mbrojtur tokat të cilat rrezikoheshin prej copëtimit, kurse popullit shqiptar i kanosej shfarosja dhe dëbimi. Pra, nuk është e rastësishme që ata qindra përfaqësues të trojeve shqiptare u mblodhën në Prizrenin historik. A thua pse e zgjodhën Prizrenin? Arsyeja është e qartë  ata zgjodhën Prizrenin sepse zgjodhën zemrën e shqiptarisë zgjodhën vendin ku ndiheshin më të sigurt i cili edhe me kuptimin e gjeografisë së atëhershme të shekullit 19 të gjeografisë shqiptare përbënte epiqendrën gjeografike të kombit shqiptar dhe u mblodhën në këto hapësira që jemi takuar edhe ne sot dhe shpallën vendime të rëndësishme dhe vendimi më i rëndësishëm është që kombi shqiptar  me jetuar me një hapësirë të përbashkët politike….Duke mbrojtur ne vlerat më të larta të kombit tonë duke i respektuar ato duke e kujtuar këtë ngjarje bashkë me këtë ngjarje të historisë tonë shumë të rëndësishme ne nderojmë vetën tonë dhe brezave që do i lëmë pas ua garantojmë që do ua bartim këtë trashëgimi të cilët na e kanë lënë të parët tanë në luftë për liri ”, theksoi kryeparlamentari i Kosovës.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku premtoi mbështetje në rritjen e kapaciteteve për muzetë në Kosovës, me theks të veçantë përmendi përkushtimin për përmirësimin e kushteve në kompleksin monumental të Lidhjes Shqiptare të Prizreni.

“Hapësira se ku është zhvilluar kjo ngjarje e rëndësishme për nder të 100 vjetorit të Lidhjes është shndërruar në Muze, kompleksi sot përbehet nga disa njësi ku janë të vendosur sektori historik i muzeut, sektori etnologjik, galeria e arteve figurative dhe biblioteka.  Institucionet e muzeve sot kanë rol të rëndësishëm si vende të hapura, gjithëpërfshirëse për shkëmbim kulturor, pasurim të njohurisë rreth kulturave  dhe zhvillimin të njohjes së ndërsjellët ndërmjet komuniteteve. Këtu dua të përmend rëndësinë madhore të edukimit dhe ngritjes së vetëdijes që vlerat e përbashkëta të trashëgimisë kulturore të barten në brezat e ardhshëm. Fusha e ngritjes së  kapaciteteve të muzeve në Kosovë do jetë pjesë e rëndësishme dhe një prej prioriteteve tona si qeveri. Me theks të veçantë dua të ritheksoj përkushtimin tonë për përmirësimin e kushteve në kompleksin monumental të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit në mënyrë që  mesazhi historik të prezantohet promovohet dhe bartet në brezat e ardhshëm duke tejkaluar edhe kufijt kombëtar”, u shpreh ai. 


Në këtë ceremoni kryetari i komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka tha se duke festuar sot kujtohet sakrifica e të parëve tanë për liri dhe pavarësi.

Haskuka tha se pas dy ditësh do bëhet hapja e muzeut të parë të dëshmorëve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Landovicë për çka tha se duhet të bashkohet muzeu me akademinë dhe shkencën me qëllim që të dokumentohen ngjarjet e sakrificës për liri.

“Jemi këtu që të vazhdojmë punën  e tyre për festat në Prizren fillojmë më 10 qershor dhe mbarojnë më 12 qershor, gjatë këtyre festave i përkujtojmë jo vetëm sakrificën e atyre që u lidhen në Kuvendin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, por edhe të gjitha gjeneratave të cilat vijnë pas tyre për të realizuar ëndrrën tonë. Në atë aspekt pas dy dite kemi hapjen e muzeut të parë të dëshmorëve të luftës së UÇK-së në Landovicë ku faktikisht vazhdojmë me dokumentimin e atyre përpjekjeve të popullit shqiptar për liri…Duhet t’i bashkojmë muzetë tona dhe akademinë me shkencën dhe dokumentin pasi që një gjë që na ka munguar ka qenë pikërisht dokumentimi i ngjarjeve i sakrificës, dokumentimi i luftës. Mendoj që hapi tjetër që duhet të bëhet është lidhja ndërmjet muzeve tona dhe akademinë  dhe pasurimi i tyre i këtij muzeu të Lidhjes të Prizrenit dhe pasurimin e muzeve  të tjera që do bëjnë dokumentimin e sakrificës”, tha Haskuka.

Për të shënuar 143 vjetori i Lidhjes së Prizrenit, komuna e Prizrenit ka organizuar edhe disa aktivitet siç janë hapja e panairit të librit “Qershor 21”, pastaj hapja e ekspozitës me titullin “ Si u vra kodi etik i Hipokratit” dhe me koncertin “Tingujt frymor”, përmbyllen aktivitete për shënimin e kësaj ngjarje historike për popullin shqiptar.

Më 10 qershor 1878 filloi organizimi dhe themelimi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Është kjo njëherësh një ndër Lidhjet më të organizuara politike gjithëkombëtare pas Lidhjes dhe themelimit të Kuvendit të Lezhës të marsit të vitit 1444, nën organizimin e Gjergj Kastriotit Skënderbeu dhe udhëheqësve të principatave, përkatësisht të princave shqiptarë në shekullin e 15.

Lidhja Shqiptare e Prizrenit në historinë e popullit shqiptar të kohës së re, historikisht është tubimi më i rëndësishëm kombëtarë shqiptar.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: