Konjufca për aksidentin tragjik në Kroaci: Bashkëndjejmë të pikëlluar me familjarët e bashkatdhetarëve

Konjufca për aksidentin tragjik në Kroaci: Bashkëndjejmë të pikëlluar me familjarët e bashkatdhetarëve

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka reaguar për aksidentin tragjik që ndodhi në Kroaci në të cilën është përfshirë një autobus nga Kosova.

“Në mëngjesin e sotëm ka ndodhur një aksident i rëndë në autostradën Slavonski Brod në Kroaci! Autobusi ishte i linjës Frankfurt-Prishtinë, i mbushur me bashkatdhetarë. Duke u lutur që të ketë sa më pak viktima, bashkëndjejmë të pikëlluar me familjarët e bashkatdhetarëve që u aksidentuan në këtë ngjarje të trishtë”, ka shkruar Konjufca.


Deri më tani raportohet për dhjetë të vdekur dhe dhjetëra të lënduar.

Ndërkohë që nga kompania “Deva Tours” të kontaktuar nga KosovaPress kanë qenë të rezervuar duke tëhnë se nuk ka informacione të sakta, veçse asaj që aksidenti ka ndodhur.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.