Konjufca ngushëllon Xhaferin

Konjufca ngushëllon Xhaferin

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, i ka dërguar sot një telegram homologut të tij nga Maqedonia Veriore Talat Xhaferi, nëpërmjet të cilit i ka shprehur ngushëllime për jetët e humbura në aksidentin tragjik në Bullgari.


Konjufca ka shprehur ngushëllimet për familjet e pasagjerëve që humbën jetën në këtë tragjedi tronditëse, ndërsa të lënduarve u ka uruar shërim të shpejtë.

“Në këto momente tejet të rënda për popullin e Maqedonisë Veriore dhe për familjet që humbën më të dashurit e tyre në aksidentin e trafikut që ndodhi këtë mëngjes në Bullgari, jemi pranë për të shprehur solidaritetin vëllazëror dhe për të ndarë dhimbjen me ju. Jemi pranë autoriteteve maqedonase, familjeve dhe popullit tuaj në këto çaste të rënda për të gjithë”, thuhet në telegram. 

Lexo edhe

Video

error: