Konjufca ngushëllon familjen Zejnullahu

Konjufca ngushëllon familjen Zejnullahu

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka ngushëlluar familjen Zejnullahu, për vdekjen e babait të heroit Hakif Zejnullahu, Sabit Zejnullahu.


“Me dhembje të madhe e mora lajmin për ndarjen nga jeta e të shumë nderuarit bacës Sabit.  Baca Sabit na mësoi se si duhet ta duam Atdheun, duke edukuar heronj si Hakifi i cili bashkë me Zahir Pajazitin dhanë më të shtrenjtën e tyre për liri e pavarësi. Heroizmi dhe kujtimet e jetës së tyre nuk do të na lënë kurrë.  Kontributin e bacës Sabit do ta kujtojmë me respekt dhe krenari. Ngushëllimet më të sinqerta për ju, miqtë dhe të afërmit”, thuhet në telegramin e kryetarit Konjufca. ​

Sabit Zejnullahu, babai i heroit të kombit, Hakif Zejnullahut ka vdekur sot. Djali i tij, Hakifi u vra në një pritë të organizuar nga forcat serbe më 31 janar 1997 në  Pestovë të Vushtrrisë së bashku me Zahir Pajazitin dhe Edmond Hoxhën.

Lexo edhe

Video

error: