Konjufca: Mirënjohje ekipit tonë olimpik që na bëri krenarë me arritjet kolosale

Konjufca: Mirënjohje ekipit tonë olimpik që na bëri krenarë me arritjet kolosale

Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka mirëpritur kthimin e ekipit të xhudos me dy medalje të arta nga Lojërat Olimpike Tokyo 2020.


Ai në një postim në Facebook ka shkruar se Kosova është në festë si rezultat i triumfit historik që e shënuan xhudistet Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova.

“Të praruarat Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova, në garën më të fortë në botë, vulosën suksesin madhështor të Majlinda Kelmendit në Rio 2016, duke lartësuar edhe më tej sportin e xhudos, kombin dhe shtetin e Kosovës. Nga dy Olimpiada, vashat tona, me trajnerin Driton Kuka, i sollën Kosovës tri medalje të arta. Sukses i jashtëzakonshëm, ëndërr e shumë shteteve të botës. Përgëzime, mirënjohje dhe falënderime për tërë ekipin tonë olimpik, që na bëri krenarë me arritjet kolosale në Tokio”, ka shkruar Konjufca.

Lexo edhe

Video

2 Comments

Komentet janë të mbyllura.

error: