Konjufca kërkon mbështetjen e Gjermanisë në procesin e liberalizimit të vizave për kosovarët

Konjufca kërkon mbështetjen e Gjermanisë në procesin e liberalizimit të vizave për kosovarët

Ministri i Punëve të Jashtme Glauk Konjufca ka kërkuar mbështetjen e Gjermanisë në procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën. Ai ka biseduar sot me homologun e tij gjerman Heiko Mass, të cilin thotë ta ketë njoftuar ndër të tjera edhe për heqjen e taksës 100%  dhe aplikimin e reciprocitetit ndaj Serbisë. Gjithashtu, me ministrin e Jashtëm të Gjermanisë, Konjufca ka diskutuar për masat e ndërmarra në ballafaqimin me pandeminë.

Konjufca ka shkruar se kanë diskutuar edhe për procesin e Berlinit dhe raportet me vendet e rajonit.

Ky është njoftimi i ministrit të Jashtëm:

Sot pata një bisedë telefonike me Ministrin e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Z. Heiko Mass.


Gjatë kësaj bisede kemi diskutuar për masat e ndërmarra deri tani për ballafaqimin me pandeminë.

Kësaj radhe me z. Mass diskutuam për Procesin e Berlinit dhe për raportet me vendet e rajonit.

Ndër të tjera e kam informuar ministrin gjerman për heqjen e taksës 100 për qind dhe për aplikimin e reciprocitetit ndaj Serbisë.

Natyrisht që gjatë kësaj bisede telefonike kemi folur edhe për marrëdhëniet në mes të dy shteteve tona dhe sigurisht që si Ministër i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës kam kërkuar që të na mbështesin në procesin për liberalizimin e vizave.

Në fund i kam shprehur mirënjohje Z.Mass dhe i kam treguar që i gëzohemi faktit që Gjermania e merr udhëheqjen e radhës të BE-së në korrik.

Lexo edhe

Video