Konjufca: Isa Boletini me Ismail Qemalin, simbolika e ecjes së bashku e Kosovës me Shqipërinë
Lajme
Lexohet për: 1 min.
glaukuu
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca vizitoi sot Boletinin për nder të festës së 28 Nëntorit. Ai bëri homazhe dhe nderime te Kulla e Isa Boletinit.

Ai ka potencuar se Isa Boletini së bashku me Ismail Qemailin janë simbolika e ecjes së bashku e Kosovës me Shqipërinë për lirinë e përbashkët.

"Në këtë ditë të bekuar për kombin shqiptar, 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit, erdhëm për ta nderuar heroin e madh të kombit shqiptar, Isa Boletinin, sepse aty ku ishte Ismail Qemali aty ishte edhe Isa Boletini. Me fjalë tjera kjo tregon pandashmërinë e Kosovës prej Shqipërisë sepse pavarësia nuk ishte thjeshtë një pavarësi e Shqipërisë...ishte pavarësi e shqiptarëve, kudo që jetojnë ata. Ne këtë kuptim ne festojmë edhe sot. Isa Boletini së bashku me Ismail Qemailin është simbolika e ecjes së bashku e Kosovës me Shqipërinë për lirinë e përbashkët", ka thënë Konjufca.

Pjesë e delegacionit ishin edhe disa ministra nga kabineti qeveritar dhe deputetë të mazhorancës.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025