Konjufca e Nikolla bëjnë homazhe pranë bustit të komandantit legjendar në Tiranë

Konjufca e Nikolla bëjnë homazhe pranë bustit të komandantit legjendar në Tiranë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka bërë homazhe te busti i komandantit legjendar, Adem Jashari, në Tiranë.

I shoqëruar nga kryetarja e Parlamentit të Shqipërisë, Konjufca ka uruar Ditën e flamurit derisa ka vendosur lule pranë bustit të heroit.


Me Kryetaren Lindita Nikolla në këtë mëngjes të 28 Nëntorit në Tiranë për homazhe te busti i komandantit tonë legjendar, Heroit Adem Jashari. Urime Dita e Flamurit”, ka shkruar ai.

Më 28 nëntor shqiptarët festojnë ditën e Flamurit, përvjetorin e lindjes së komandantit legjendar si dhe kujtojnë daljen e parë publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Lexo edhe

Video