Konjufca e Lajçak diskutojnë për ecurinë e dialogut Kosovë-Serbi

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim përfaqësuesin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak.


https://www.youtube.com/watch?v=O-ko86EprBY&t=1s

Në takim u bisedua për ecurinë e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, bashkëpunimin rajonal dhe perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor.

Në komunikatën për media nga zyra e kryetarit thonë se në takim me Lajçak, Konjufca u shpreh se dialogu duhet të rezultojë me njohje reciproke dhe përsëriti qëndrimin se rendi kushtetues, sovraniteti, integriteti territorial dhe pavarësia e Kosovës janë të panegociueshme.

“Asnjëherë nuk do të pranojmë që këto postulate të shtetit tonë të jenë temë e bisedimeve me Serbinë”.

Kreu i Kuvendit po ashtu vuri në spikamë angazhimet parlamentare lidhur me miratimin e ligjeve dhe harmonizimin e tyre me ato të BE-së, duke ritheksuar se perspektiva e Kosovës është në Bashkimin Evropian.

​ 

Lexo edhe

Video

1 Koment

  • […] Konjufca e Lajçak diskutojnë për ecurinë e dialogut Kosovë-Serbi Krasniqi pas takimit me Lajçak: Dialogu të ketë epilogun e vet sa më shpejt që është e mundur […]

Komentet janë të mbyllura.

error: