Konjufca dhe Spiropali dakordohen që marrëdhëniet mes Kosovës dhe Shqipërisë duhet të fuqizohen më shumë

Konjufca dhe Spiropali dakordohen që marrëdhëniet mes Kosovës dhe Shqipërisë duhet të fuqizohen më shumë

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim Ministren e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin e Republikës së Shqipërisë, Elisa Spiropali, e cila ndodhet në vizitë zyrtare në Kosovë.

Kryekuvendari Konjufca, pasi i përcolli Spiropali përgëzimet për konstituimin e institucioneve të reja, të dala nga zgjedhjet e 25 prillit të këtij viti, vlerësoi si shumë të rëndësishëm bashkëpunimin në mes të dy vendeve tona, si dhe shprehu gatishmërinë për të intensifikuar dhe thelluar edhe më tutje në të gjitha fushat e bashkëpunimit gjithëpërfshirës bilateral.


Në komunikatën për medie nga zyra e kuvendit thuhet se Konjufca dhe Spiropali u darkodruan se marrëdhëniet mes Kosovës dhe Shqipërisë duhet të fuqizohen më shumë në linjën e bashkëpunimit vëllazëror.

“Marrëdhëniet midis Kosovës dhe Shqipërisë janë kërkesë imanente e kohës dhe ato duhet të zgjerohen e fuqizohen akoma më shumë në linjën e bashkëpunimit vëllazëror. Po ashtu konstatuan se ndihma e Shqipërisë për Kosovën është tejet e rëndësishme, meqë Kosova aktualisht ndodhet në procese shumë të rëndësishme për të ardhmen e saj”, thuhet në komunikatën për medie.

Lexo edhe

Video