Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Konjufca dhe Kurti nderojnë Agron Rrahmanin: Gjithë jetën u angazhua për çlirimin e vendit

Konjufca dhe Kurti nderojnë Agron Rrahmanin: Gjithë jetën u angazhua për çlirimin e vendit

Në përvjetorin e rënies së heroit Agron Rrahmani, kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca dhe kryeministri Albin Kurti kanë bërë homazhe pranë varrit të tij, e nga ku tha se kontributi i tij për liri të vendit është i jashtëzakonshëm.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, tha se Agron Rrahmani menjëherë sa filluan strukturat e para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës u kyç për ta dhënë kontributin e tij për çlirimin e vendit.

“Agroni qysh prej rënies së Afrim Zhitisë e Fahri Fazliut në vitin 1989, aty, pikërisht aty e bëri betimin sepse mësoi prej heronjve e dëshmorëve tanë të mëhershmen sesi duhet të jepet jeta për atdhe kur e kërkon puna. Agron Rrahmani menjëherë sa filluan strukturat e para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës u kyç menjëherë për ta dhënë kontributin e tij për çlirimin e vendit. Më pastaj, ai ra më 12 maj, pak ditë pas rënies së Bahri Fazliut e të Ilir Konushevcit, pra brenda një periudhe kohore prej 5 ditësh Ushtria Çlirimtare i humbi figurat e komandantët e saj më të zotë edhe me Agron Rrahmanin. Prandaj, kontributi i tij është i jashtëzakonshëm, Agroni do të kujtohet e nderohet gjithmonë”, tha ai.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se Agron Rrahmani u angazhua tërë jetën për çlirimin e vendit dhe bashkimin e kombit.


“Agron Rrahmani bashkë me Fahri Fazliun, sikurse edhe më herët Afrim Zhitia e Fahri Fazliu ishin luftëtarë çlirimtarë të cilët ranë në betejë të drejtpërdrejtë me forcat armike e që paraprakisht ishin veprimtar politikë, ndërkaq sot janë dëshmorë të kombit. Agroni sikurse edhe të gjithë shokët e tij nuk e duronin padrejtësinë, pabarazinë, shtypjen, shfrytëzimin dhe u angazhuan tërë jetën e tyre për çlirimin e vendit dhe bashkimin e kombit. Agron Rrahmani është frymëzuar prej veprimtarëve që i kanë paraprirë, ndërkaq sot është pjesë e lavdishme e historisë tonë, e cila përbënë edhe themelet e institucioneve tona, por në të njëjtën kohë tregon rrugën se kah ato duhet të vazhdojnë për t’u zhvilluar. Historia e kombit tonë përbëhet nga dëshmorët ndërkaq ardhmëria jonë varet nga besnikëria ndaj tyre”, tha ai.

Kurti ka refuzuar të përgjigjet në pyetjet ë gazetarëve rreth deklaratave se do të ketë rishikim të marrëveshjeve me Serbinë para vazhdimit të dialogut.

“Për çështje të tjera flasim në kryeministri ose institucione tjera”, tha ai.

Agron Rrahmani, që ishte komandant i njësitit të parë ilegal luftarak në Prishtinë, ra më 12 maj pas një prite të forcave serbe. Pas luftimeve të ashpra, ai u plagos për vdekje.

Lexo edhe

Video

error: