Konjufca dërgon Projektligjin për Byronë Shtetërore në Komisionin e Venecias

Konjufca dërgon Projektligjin për Byronë Shtetërore në Komisionin e Venecias

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca pas përfundimit të punës së grupit punues në Projektligjin për Byronë Shtetërore për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, ka njoftuar se në koordinim me Ministren e Drejtësisë, dje i është drejtuar sërish Komisionit të Venecias, me kërkesën për verifikimin e amendamenteve, nëse janë adresuar të gjitha rekomandimet e tyre lidhur me këtë Projektligj.


Konjufca nëpërmejt Facebook, ka falënderuar secilin anëtar të grupit punues për përkushtimin dhe punën në këtë nismë të rëndësishme, me qëllim të luftimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Lexo edhe

Video