Konfiskohen mbi 14 kg marihuanë, të dyshuarit ikin duke ia drejtuar armën policëve

Konfiskohen mbi 14 kg marihuanë, të dyshuarit ikin duke ia drejtuar armën policëve

Policia e Kosovës konfiskon 13 paketime të mbushura me substance narkotike të llojit marihuanë me peshë të përgjithshme prej 14.050 gram ose 14 kilogram e 50 gram.

Drejtoria për Hetimin Trafikimit me Narkotik, njësia rajonale Prishtinë njofton se pas hetimeve intensive, sot ka zhvilluar një operacion policor në rajonin e Prishtinës dhe Gjilanit, mbi dyshimin e bazuar për përfshirjen e personave të dyshuar në veprën penale të “Blerjes, shitjes dhe shpërndarjes së”, me ç’rast kanë konfiskuar mbi 14 kilogram substance narkotike e dyshuar marihuanë.


“Ky operacion policor ndërlidhet me veprimet e zyrtareve policor në terren, të cilët sot rreth orës 08:00 kanë tentuar të ndalojnë për kontrollë dy vetura të dyshuara, njëra “Golf” ngjyrë e bardhë me targa të Kosovës me vozitës (E. R.) dhe vetura “Audi A6” ngjyrë e kaltër me targa të shtetit të Italisë me vozitës (B. G), që ishin duke lëvizur nga Prishtina në drejtim të Gjilanit. Personat e dyshuar me të vërejtur zyrtaret policorë kanë filluar ikjen nëpër një rrugë malore dhe më pas dyshohet se janë ndalur për të hedhur gjëra të dyshuara nga automjetet, e që dyshohej se ishte substancë narkotike. Njësia policore ka arritur shpejt në atë lokacion dhe personat e dyshuar bashkë me veturat kanë filluar ikjen nga vendi i ngjarjes duke shfrytëzuar një rrugë malore në një zonë të pabanuar. Me këtë rast për t’iu shmangur  arrestimit i dyshuari (E. R,) nga brezi kishte nxjerre një armë revole ngjyrë të zezë dhe e kishte drejtuar drejt zyrtareve policorë, mirëpo falë reagimit të shpejtë të zyrtarëve policorë të cilët nuk janë zmbrapsur, por iu kanë dhënë komanda verbale për ndalim të dyshuarve dhe me qëllim të shmangies së rrezikut për jetën e kolegut dhe vetes së tij, në vetëmbrojtje ka përdorur armen zyrtare në drejtim të dyshuarit, mirëpo pa pasoja në njerëz, vetëm me një dëm minimal në njërën nga dritat e automjetit të dyshuar. Pas kësaj njëri nga zyrtaret policor ka pësuar një lëndim të lehtë në gjunjë. Të dyshuarit duke e shfrytëzuar terrenin shumë të papërshtatshëm malor kanë arritur që të ikin këmbë nga vendi i ngjarjes duke lënë të braktisura veturat. Gjatë ekzaminimit të veturave të dyshuara në bagazhin e veturës Audi A6 ngjyrë e kaltër janë gjetur dhe konfiskuar 13 paketime te mbushura me substance narkotike te llojit marihuane me peshe te përgjithshme prej 14.050 gram ( 14 kilogram e 50 gram). Me urdhër të prokurorit është bërë kontrollimi i shtëpive të dyshuarve në fshatin Dobërdol dhe Dobratin ku janë konfiskuar dëshmi shtesë si dokumente të ndryshme, vetura Golf, vetura BMË me targa Sllovake dhe  vetura gjip Mitsubishi”, thuhet në njoftim.

Sipas Policisë, në lidhje me rastin është kontaktuar prokurori i krimeve të rënda Prishtinë dhe ka udhëzuar që të hapen rastet “Vrasje e rëndë në tentative, Blerja , posedimi shitja dhe shpërndarja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge dhe mbajtja nën kontroll dhe shfrytëzim i paautorizuar i armëve, të cilat procedohen në prokurorinë e krimeve të rënda në Prishtinë. Po ashtu, sipas procedurave është njoftuar edhe Inspektorati Policor.

“Njësitë policore në asistencë të njësive mbështetëse si dhe njësisë me qenë K-9 janë në kërkim të personave të dyshuar, ku po punohet intensivisht deri në lokalizimin dhe kapjen e të dyshuarve të cilët janë të njohur për policinë, si të dyshuar të përfshirë edhe në dy raste të mëhershme ku janë arrestuar edhe persona të tjerë të dyshuar”, thuhet në njoftim.

Lexo edhe

Video