Konfiskohen edhe 126 telefona të mençur në Prishtinë
Lexohet për: 2 min.
11 muaj më parë
Linku u kopjua

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe sot ka vazhduar aksioni në njërin nga bizneset “Mobile Shop”, në Prishtinë për shkak se dje nuk ka qenë i hapur. Sipas Policisë, janë sekuestruar 67 telefona të mençur, të cilët dyshohet se në vendin tonë kanë hyrë duke iu shmangur taksave dhe tarifave doganore e procedurave tjera të rregullta, si dhe 59 telefona të mençur, janë sekuestruar përkohësisht, pasi që për këta telefona pronari i biznesit ka ofruar dëshmi mbi prejardhjen, mirëpo nuk kanë qenë bindëse sipas Inspektorëve dhe për këtë arsyeje janë sekuestruar me qëllim të verifikimit në detaje.

Policia nëpërmejt një komunikate thekson se sot, pasi që është lajmëruar pronari i biznesit në fjalë, në vazhdën e zbatimit të urdhër kontrollit të lartcekur nga Gjykata, Policia së bashku me Inspektorë nga MINT, rreth orës 09:30 ka shkuar në lokacionin në fjalë, është hapur lokali në prezencën e pronarit dhe është bërë kontrollimi i tij.

“Mbi bazën e këtyre veprimeve është krijuar dyshimi se i dyshuari (pronari i biznesit të kontrolluar), dyshohet se ka kryer veprat penale: “Shmangia nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore ose tarifave akcizore”, “Kontrabandimi i mallrave” dhe “Shmangia nga tatimi”.Pas ndërmarrjes se gjitha veprimeve të nevojshme, është kontaktuar Prokurorja e rastit, e cila është njoftuar me të gjitha detajet e rastit dhe nga e njëjta na është kërkuar që i dyshuari të lirohen, ndërsa rasti të mbetet në procedurë të rregullt”, thuhet në komunikatë.

Policia dje ka kontrolluar 30 lokaleve/bizneseve “Mobile Shop”, në Prishtinë, ku janë sekuestruar 118 telefona të mençur.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024