Konfiskohen armë në Mitrovicë

Konfiskohen armë në Mitrovicë

Njësitet policore në Mitrovicën e Jugut, gjatë 24 orëve të fundit kanë konfiskuar tri armë zjarri. Sipas njoftimit bëhet e ditur se në tri lokacione të ndryshme janë konfiskuar tri armë të llojit, pistoletë, të cilat dyshohet se janë përdorur në ahengje familjare.


‘Në dy lokacione ku kishte informacione për të shtëna me armë në ahengje në  rrugën ‘Ismail Loshi’ dhe në fshatin ‘Kçiq i Madh’ në Mitrovicë, ku si rezultat i reagimit të shpejtë të njësive policore ka rezultuar që në dy lokacionet të konfiskohen dy armë të llojit pistoleta, të cilat dyshohet se janë përdorur në ahengje familjare. Ndërsa konfiskimi i një arme të llojit pistoletë është realizuar në zonën banuese në ‘Tunelin e Parë’, pasi i dyshuari në rrjete sociale kishe ekspozuar armën për të cilën nuk posedonte leje për armëmbajtje”, thuhet në njoftim.

Në cilësi të të dyshuarve janë arrestuar tre persona, të cilët dyshohet se kanë përdorur armët, ndërsa pas procedurave intervistuese tre të  dyshuarit me urdhër të prokurorit janë liruar për procedurë të rregullt. “Ndaj tyre janë iniciuar raste për veprat penale ‘përdorim i armës’, ‘mbajtje në pronësi , ‘kontroll të paautorizuar të armës’ dhe ‘shkaktim i rrezikut përgjithshëm’ ”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Lexo edhe

Video