Konfiskohen 1.3 kilogram marihuanë, policia arreston dy persona në Prizren

Konfiskohen 1.3 kilogram marihuanë, policia arreston dy persona në Prizren

Policia në Prizren ka arrestuar dy persona duke shitur e blerë substanca narkotike të llojit marihuanë.

Gjatë bastisjes në shtëpinë e njërit nga të dyshuarit, policia ka sekuestruar 1.36 kilogram substancë narkotike e llojit marihuanë, një peshore, dy telefona dhe 262 euro.


Me vendim të prokurorit njëri prej të dyshuarve është dërguar në mbajtje kurse tjetri është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti është inicuar si blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e substancave narkotike.

“Rr. Indrit Cara, Prizren 05.10.2022 – 19:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, të cilët njësiti përkatës për hetimin dhe trafikimin e narkotikëve i ka zënë në flagrancë njërin shitës dhe tjetrin blerës duke shkëmbyer substanca narkotike të  llojit marihuanë. Gjatë bastisjes në shtëpinë e njërit prej të dyshuarve njësitë policore kanë gjete dhe sekuestruar si dëshmi materiale: 1.368.81 (një kilogram e treqind e gjashtëdhjetë e tetë pikë 81 gram) substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë të cilat kanë qenë në paketime të ndryshme, një peshore digjitale,  dy telefona celularë dhe  262 euro para të gatshme. Me vendim të prokurorit njëri prej të dyshuarve është dërguar në mbajtje kurse tjetri është liruar në procedurë të rregullt. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftimin e policisë.  

Lexo edhe

Video