Konfirmohet vendosja e ish-NBI Suhareka nën administrim direkt të AKP-së

Konfirmohet vendosja e ish-NBI Suhareka nën administrim direkt të AKP-së

Agjencia Kosovare e Privatizimit, pas përfundimit të procedurave të nevojshme me rastin e tërheqjes së aksioneve, sot ka ekzekutuar vendosjen e ndërmarrjes së re Agrokosova Holding (ish-NBI Suhareka), e cila tani e tutje do të jetë nën administrimin të drejtpërdrejtë të AKP-së.

Me këtë rast, AKP u bën thirrje të gjithë punëtorëve aktualë, të të gjitha profileve, të cilët kanë marrëdhënie pune në ndërmarrjen e re Agrokosova Holding të vazhdojnë punën dhe të mos largohen nga vendet e punës.

Po ashtu, ftohen të gjithë bujqit, të cilët kanë marrëdhënie kontraktuale me Agrokosovën të vazhdojnë punën.


AKP zotohet se do të vazhdojë bashkëpunimin me qëllim të mbarëvajtjes së marrëdhënieve komerciale dhe zhvillimit ekonomik të komunës së Suharekës dhe se do të bëjë përpjekje për të ofruar zgjidhjen më të mirë për ndërmarrjen e re Agrokosova Holding (ish-NBI Suhareka).

Ndërkohë, AKP do të vazhdojë aktivitetin e ndërmarrjes me punëtorët aktualë, të cilët do të lidhin marrëdhënie pune me AKP-në.

Ndryshe, më 31 janar Bordi i Drejtorëve i Agjencisë Kosovare të Privatizimit, mori vendim për tërheqje të aksioneve dhe vendosje nën administrim të drejtpërdrejtë të ndërmarrjes së re Agrokosova Holding, ish-NSH “NBI Suhareka”.

Lexo edhe

Video