Konfirmohet pezullimi i ndeshjes mes Tottenham dhe Brighton

Konfirmohet pezullimi i ndeshjes mes Tottenham dhe Brighton

Ndeshja mes Tottenham dhe Brighton, e cila parashihej që të zhvillohet më 12 dhjetor nga ora 15:00 tani është pezulluar, pas një mbledhje të mbajtur sot nga bordi i Premier Ligës angleze.

Tottenham Hotspur ka kërkuar që kjo ndeshje të mos zhvillohet këtë fundjavë për shkak të numrit të madh të rasteve me Covid-19 të lojtarëve dhe të stafit, përcjell KosovaPress.


Si pasojë e kësaj, stadiumi dhe seancat stërvitore janë mbyllur pas konsultimit të Premier Ligës me Agjencinë e Sigurisë dhe Shëndetit të Britanisë së Madhe.

Bordi i Premier Ligës angleze ka marrë vendim që të pezullojë ndeshjen pas sugjerimit të stafit mjekësorë, pasi që shëndeti i lojtarëve dhe i stafit është prioritet.

Ndeshja e pezulluar do të ketë një orar të ri se kur do të zhvillohet, dhe Premier Liga iu dëshiron shërim sa më të shpejtë të prekurve me Covid-19.

Lexo edhe

Video