Konfirmohet nga Liverpooli, Minamino vazhdon karrierën te gjiganti francez

Konfirmohet nga Liverpooli, Minamino vazhdon karrierën te gjiganti francez

Gjiganti anglez, Liverpool, para pak çastesh e konfirmoi largimin e radhës nga klubi, ku japonezi, Takumi Minamino, i bashkohet në një transferim permanent skuadrës së Monacos.

Minamino largohet nga “Anfieldi” për në Ligën 1 pasi bëri 55 paraqitje në total gjatë qëndrimit të tij dyvjeçar e gjysmë te Liverpooli, duke shënuar 14 gola dhe duke kontribuar me tre asistime.


Ai shpejt u bë një lojtar i rëndësishëm i skuadrës së Jurgen Klopp pas ardhjes së tij në janar 2020 nga skuadra austriake Red Bull Salzburg.

Reprezentuesi japonez fitoi Premier Ligën në gjysmë-sezonin e tij të parë në Merseyside, duke u paraqitur 14 herë gjatë atij sezoni i cili ishte i ndikuar nga COVID-19.

Lexo edhe

Video