Konfirmohet nga DiMarzio, ja vendimi i Mbappes për të ardhmen e tij

Konfirmohet nga DiMarzio, ja vendimi i Mbappes për të ardhmen e tij

Gazetari i njohur italian Gianluca DiMarzio ka bërë të ditur sot vendimin e yllit francez Kylian Mbappe për të ardhmen e tij.

Për një kohë të gjatë Mbappe lidhet vazhdimisht me një kalim te Real Madridi këtë verë si lojtar i lirë, por siç raportohet nga DiMarzio ngjarja ka marrë një kthesë tjetër.


Mbappe dukej se ishte shumë pranë kalimit te Real Madridi, por tani raportohet se ylli francez do të vazhdojë qëndrimin në Paris.

Vendimi nuk lidhet vetëm me çështjet ekonomike, ku thuhet se Mbappe qëndron në PSG, pasi që kanë ndërhyrë edhe disa njerëz të lidhur me të dhe familjen e tij, njerëz që tashmë në atë kohë ishin vendimtarë për ta sjellë atë nga Monaco në PSG.

Mbappe mund ta njoftojë personalisht vendimin e tij sonte pas ndeshjes së Ligue 1 kundër Metz, ku PSG do të shpërblehet për fitimin e kampionatit, ndërsa për Mbappen klubi po organizon një festë private për të festuar vendimin e lojtarit të tyre.

Lexo edhe

Video