Konfirmohen data dhe ora e El Clasicos së radhës

Konfirmohen data dhe ora e El Clasicos së radhës

Barcelona do të udhëtojë drejt kryeqytetit spanjoll për t’u përballur me Real Madridin në kërkim të fitores së parë ndaj rivalëve të tyre që nga marsi i vitit 2019.

La Liga tashmë ka konfirmuar orën e fillimit për ndeshjen e radhës në “El Clasico”, përcjellë KosovaPress.

Do të jetë takimi i dytë i sezonit në ligë mes Barcelonës dhe Real Madridit, pasi “Blaugranët” kishin pritur rivalët e tyre të përjetshëm në muajin tetor.

Skuadra katalanase do të jetë e prirur të hakmerret ndaj Madridit pasi humbi atë përballje 2-1 në “Camp Nou{“.

Real Madrid pret Barcelonën të dielën, më 20 mars 2022 dhe ndeshja do të fillojë në orën 20:00.


Përplasja e fundit e La Ligës mes dy skuadrave spanjolle përfundoi me një fitore me rezultat 2-1 për Madridin, me golin e vetëm të Sergio Agueros për Barçën që llogaritet thjeshtë si një ngushëllim i lehtë pasi David Alaba dhe Lucas Vazquez shënuan për mysafirët.

Të dy klubet janë takuar sërish që nga atëherë, megjithatë, duke u përballur në gjysmëfinalen e Superkupës së Spanjës në Arabinë Saudite në janar.

Dhe, ndërsa “Los Blancos” ishin përsëri fitimtarë falë një goli në kohën shtesë nga Fede Valverde, ndeshja 3-2 u luftua shumë dhe u pa si një pikë kthese për “Blaugranët” nën drejtimin e trajnerit të ri Xavi.

Që atëherë, ardhjet e Pierre-Emerick Aubameyang dhe Adama Traore kanë shtuar më shumë cilësi në sulmin e Barçës dhe ndeshja kryesore e marsit është gati të jetë një betejë edhe më e ashpër se ajo e Superkupës.

Nëse katalanasit fitojnë, kjo do të jetë fitorja e tyre e parë ndaj rivalëve të tyre në “El Clasico” që nga marsi i vitit 2019.

Lexo edhe

Video