Konferenca për Siguri “Cyber ZERO ll”, theksohet rëndësia e sigurisë kibernetike
Lexohet për: 2 min.
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Për herë të tetë në Prishtinë po mbahet Konferenca për Siguri Kibernetike dhe Privatësi "Cyber ZERO ll". Kjo konferencë bën bashkë përfaqësues të rajonit, ekspertë të vendeve të ndryshme të cilët flasin për rëndësinë e sigurisë kinernetike.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, deklaroi se shembujt e sulmeve kibernetike tregojnë fuqinë dhe impaktin alarmues, për çka shtoi se duhet të investohet për mbrojtje.

Ai tha se vizioni i Qeverisë së Kosovës është të krijojë mjedis mjedis kibernetik të sigurt për gjithë, duke shtuar se ky vision është paraqitur edhe përmes Strategjisë Kombëtare për Siguri Kibernetike 2023-2027.

Ndërkaq, ish-kryeministri shqiptar i Malit të Zi, Dritan Abazoviq tregoi rastin e sulmit kibernetik gjatë vitit 2022, i cili pati pasoja të mëdha.

Ai tha se si pasojë e këtij sulmi ishin shpërngulur mijëra dokumente prej sajteve të qeverisë dhe se ishin bllokuar shumica e agjensioneve.

Ai shtoi se për herë të parë kanë krijuar një qendër rajonale për siguri kibernetike.

Ndërkaq, kryetari i Shoqatës Kibernetike Shqiptare, Tanzer Abazi tha se gjatë këtyre dy ditëve do të jenë të ftuar kompani të cilët flasin për sigurinë kibernetike.

Në anën tjetër, Zëdhënësja e Ambasadës Amerikane në Prishtinë, Katherine Judd, në fjalën e saj, tha se një nga sfidat më të mëdha aktuale është siguria kibernetike.

Judd tha se qëllimi i kësaj konference është të lehtësohet një mjedis ku mund të ndahen praktikat më të mira si dhe të shkëmbehen ide për të gjetur zgjidhje inovative për adresimin e sfidave urgjente të sigurisë kibernetike në Kosovë.

Kjo konferencë do të zgjasë dy ditë, ku do të diskutohet për kapacitetet e Kosovës për siguri kibernetike. /Sh.Pajaziti

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025