Konferenca e Rektorëve, Kurti thotë se ka nevojë për ndryshime në arsim

Konferenca e Rektorëve, Kurti thotë se ka nevojë për ndryshime në arsim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti mori pjesë në konferencën “Universiteti, politika dhe vlerat themelore të arsimit të lartë”, organizuar nga Konferenca e Rektorëve, në kuadër të aktiviteteve për 50-vjetorin e themelimit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Kurti me këtë rast premtoi rritje të investimeve dhe reforma në arsim, pavarësisht gjendjes në këtë sektor, duke thënë se qeveria që ai drejton është e interesuar për zhvillimin e arsimit në vendin tonë.

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Hykmete Bajrami, ka shprehur zotimin e saj se nuk do të ketë ndërhyrje të politikës në punën e universiteteve.


Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova është deklaruar se arsimi në Kosovë është njëri nga prioritetet më të mëdha të tyre, ku edhe planifikojnë viteve të ardhshme të investojnë një milion euro.

Rektori i Universitetit të Prishtinës, Marian Dema tha se UP-ja ka 14 njësi akademike për ngritjen në karrierë, por kanë edhe përsosmëri për trajnimet e mësimdhënësve në mënyrë që të mos mbesin mbrapa me vendet e Evropës për sa i përket metodave të ligjërimit.

 

Lexo edhe

Video

error: