Komunitet shqiptar, malazez dhe boshnjak në ShBA bëhen bashkë – letër administratës Biden

Komunitet shqiptar, malazez dhe boshnjak në ShBA bëhen bashkë – letër administratës Biden

Janë bashkuar si rrallëherë më parë organizata udhëheqëse avokimi dhe udhëheqësit e komunitetit nga komunitetet shqiptaro-amerikane, boshnjake-amerikane dhe malazeze-amerikane, për të mbështetur një letër të hapur: Një përgjigje e përbashkët drejt kërcënimeve të Beogradit ndaj sigurisë së Ballkanit Perëndimor.

Apeli pan-ballkanik i diasporave shqiptare, të Bosnjës, dhe malazeze, shprehë, kolektivisht, shqetësimin dhe alarmin e komuniteteve në lidhje me rritjen e militantizmit të qeverisë së Serbisë ndaj Kosovës, por gjithashtu, gjithnjë e më shumë, ndaj Bosnje-Hercegovinës dhe Malit të Zi. Ata vlerësojnë se kjo përbën një çështje shqetësuese për ShBA-në sepse rrezikon drejtpërdrejt paqen dhe stabilitetin e rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe me atë, paqen në Evropë në tërësi.

Organizatat dhe komunitetet kanë ndërmarrë këtë thirrje të përbashkët historike duke vlerësuar se, siç thuhet në letër, “natyra e kërcënimit është aq i madh sa ne kemi pranuar se vetëm veprimi ynë kolektiv mund të parandalojë regjimin Vuçiq nga realizimi i makinacioneve të tij më të liga”.


“Ne gjithashtu u bëjmë thirrje udhëheqësve amerikanë që të ringjallin zgjerimin e NATO-s si një përparësi për rajonin, veçanërisht në lidhje me Bosnjën dhe Hercegovinën dhe Kosovën. Përfshirja e këtyre dy politikave në aleancën Atlantike do të përjashtonte përfundimisht kërcënimin e agresionit serb (ose rus), dhe më në fund do të lejonte që përparësitë socio-ekonomike të dilnin në pah”, thuhet në reagim.

 Letra i është drejtuar anëtarëve të Komitetit të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë, anëtarëve të Komitetit të Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve, Sekretarit të Shtetit Antony Blinken dhe Jake Sullivan, Asistentit të Presidentit Joe Biden për Çështjet e Sigurisë Kombëtare.

Të bashkëngjitur gjeni letrën e hapur. Së bashku me një organizatë prijëse boshnjako-amerikane, dhe me ish-ambasadorin Malazez Vesko Garcevic, kemi ndërmarrë këtë nismë për interesin e përbashkët të komuniteteve tona.

Shihni letrën e publikuar këtu: https://medium.com/@Balkans.Joint.Statement/open-letter-on-serbian-aggression-in-the-balkans-d66ee517232b.

Lexo edhe

Video

error: