Komuna e Rahovecit shënon sot Ditën e Çlirimit

Komuna e Rahovecit shënon sot Ditën e Çlirimit

Nën patronazhin e kryetarit Smajl Latifi në bashkëpunim me shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, sot në Rahovec do të shënohet 14 qershori – Dita e Çlirimit të kësaj komune.

Aktivitetet do të fillojnë me pritjen e qytetarëve nga ana e kryetarit në objektin e Komunës, në orën 08:00, ndërsa në orën 09:00 do të mbahen homazhe dhe nderime pranë lapidarëve, varrezave të heronjve dhe dëshmorëve të kombit në Rahovec, Drenoc, Ratkoc dhe Krushë të Madhe.


Në orën 11:00, në Kuvendin Komunal do të mbahet një seancë solemne, ndërsa në orën 14:00 do të bëhet zbulimi i shtatoreve të dëshmorëve të kombit Bedrush Gashi dhe Feim Gashi në Drenoc.

Ndryshe, në po këtë ditë 22 vjet më parë, ndodhi hyrja triumfale e brigadës 124 të UÇK-së në qytetin e Rahovecit.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: