Komuna e Prizrenit i njofton bizneset se do t’i inspektojë kundër duhanit

Komuna e Prizrenit i njofton bizneset se do t’i inspektojë kundër duhanit

Drejtoria e Inspektorateve në Komunën e Prizrenit, ka njoftuar se nesër me rastin e Ditës Botërore Kundër Duhanit, do të organizojë inspektime në kuadër të respektimit të Ligjit për Kontrollin e Duhanit dhe udhëzimit administrativ për mjediset pa tym duhani dhe vendosjen e shenjave për ndalimin e pirjes së duhanit në hapësirat e mbyllura.


DI thekson se ky aktivitet ka për qëllim sensibilizimin e bizneseve dhe qytetarëve për respektimin e ligjeve dhe udhëzimeve administrative në fuqi.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.