Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Komuna e Prishtinës zotohet të gjobisë partitë që shkelin masat anti-COVID

Komuna e Prishtinës zotohet të gjobisë partitë që shkelin masat anti-COVID

Komuna e Prishtinës është zotuar të respektojë ligjin dhe të gjobisë partitë që thyejnë masat anti-COVID me tubimet e tyre paraelektorale për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Drejtori i Inspeksionit, Adonis Tahiri, tha se grumbullimi i njerëzve është i ndaluar me vendim të vet atyre që po i grumbullojnë. Sipas tij, ka ligj për luftimin dhe parandalimin e pandemisë, me gjoba konkrete, që është votuar nga vet ata qe po flasin nëpër këto tubime politike.


“Përderisa ligji dhe masat janë në fuqi, Inspeksioni i Prishtinës do t’iu shqiptojë gjoba prej 2000 eurosh secilit subjekt politik, për secilin tubim në Prishtinë. Nuk do të lejojmë që inspektorët dhe policia të sfidohen në këtë formë nga subjektet politike:, tha Tahiri duke ftuar qytetarët për bashkëpunim, ashtu që të identifikohet secili rast.

Tahiri tha se është hipokrizi që në njërën anë qytetarët dhe bizneset të dënohen për mosrespektim të masave anti-COVID dhe në anën tjetër të organizohen turbime me numër të madh të njerëzve nga partitë.

“Dëno qytetarë për mosmbajtje të maskës në rrugë, dëno lokale për distancë të vogël të tavolinave, dëno e blloko biznese që qëndrojnë hapur pas orës 20:00; maltreto qytetarët me orë policore – e vet organizo tubime zgjedhore me plot njerëz me e pa maska si sardina, është hipokrizi”, tha Tahiri.

Lexo edhe

Video

error: