Komuna e Prishtinës ndez dritat dekoruese në sheshin e qytetit

Në prag të festave të fundvitit, Komuna e Prishtinës ka ndezur dritat dekoruese në sheshin e qytetit.

Ndezja e dritave këtë vit u bë më herët se zakonisht. Dekorimet në sheshin e qytetit i kanë kushtuar komunës 50 mijë euro.


Po ashtu edhe këtë vit pritet të mbahet festivali “Verë n’dimër”, ku për këtë aktivitet janë vendosur 26 shtëpiza në sheshin “Skënderbeu”.

Për shkak të pandemisë, nuk dihet nëse do të lejohet që ndërrimi i motmotit të festohet në sheshe.

Lexo edhe

Video