Komuna e Obiliqit shënon 28 Nëntorin, kryetari Gashi: Le të vazhdojmë të jemi të bashkuar
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Komuna e Obiliqit shënon 28 Nëntorin, kryetari Gashi: Le të vazhdojmë të jemi të bashkuar
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Për nder të Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, Ditës së daljes në skenë të UÇK-së dhe datëlindjes së komandantit legjendar Adem Jashari, Komuna e Obiliqit ka mbajtur sonte një manifestim.

Kryetari Xhafer Gashi para të pranishmëve të shumtë, ka përkujtuar se liria që gëzojnë sot shqiptarët është rezultat i sakrificës dhe gjakut të shumë brezave. Ai gjithashtu bëri thirrje për unitet dhe më shumë bashkëpunim.

“Liria që ne sot e gëzojmë është rezultat i sakrificës, gjakut dhe simbol i brezave. Le të jetë kjo thirrje për unitet më shumë bashkëpunim si komb”, tha Gashi.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025