Komuna e Obiliqit me manifestim kulturor për 12-vjetorin e Kosovës shtet

Komuna e Obiliqit me manifestim kulturor për 12-vjetorin e Kosovës shtet

Për nder të 12-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport e Komunës së Obiliqit nën përkujdesjen e kryetarit të kësaj komune ka organizuar një manifestim kulturor.

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, ka përkujtuar sakrificën dhe gjakun e derdhur të dëshmorëve në rrugën e gjatë dhe të mundimshme për të arritur deri te liria aq shumë e pritur.

Ai shprehu nderimet për të rënët në luftën e lavdishme të Kosovës, me mesazhin se vetëm së bashku mund ta bëjmë vendin tonë më të mirë, duke iu ofruar një të ardhme të ndritur gjeneratave të ardhshme.


Esat Curri, babai i dëshmorit Ferid Curri i rënë ne Grabovc, foli në emër të Shoqatës së dëshmoreve, dega në Obiliq.

“Është nder dhe privilegj t’u drejtohem në emër të dëshmorëve, dega në Obiliq, dhe t’ua uroj këtë ditë të madhe të përvjetorit të pavarësisë së Kosovës. Sa herë e përkujtojmë pavarësinë e Kosovës, i kujtojmë dëshmorët e kombit, sa herë e kujtojmë lirinë e kujtojmë komandantin Adem Jashari, edhe shqiptarët i kanë datat historike që nuk harrohen kurrë. Sot është 17 shkurti, përvjetori i 12-të i Kosovës shtet i pavarur. Kudo nëpër rrugët e Kosovës valojnë flamujt e shtetit shqiptar të kësaj dite të madhe”, tha Curri.

Lexo edhe

error: