REPUBLIKA E KOSOVËS/ REPUBLIKA KOSOVA/ REPUBLIC OF KOSOVO
KOMUNA E GJAKOVËS
OPSTINA DJAKOVICA/ MUNICIPALITY OF GJAKOVA
Bazuar në Ligjin Nr.04/L-174 për Planifikim Hapësinor, Udhëzimin Administrativ Nr.24/2015 mbi Elementet dhe Kërkesat Themelore për Hartimin, Zbatimin dhe Monitorimin e Hartës Zonale të Komunës, Udhëzimin Administrativ Nr.05/2014 për Përgjegjësitë e Autoriteteve të Planifikimit Hapësinor si dhe parimet dhe procedurat për Pjesëmarrjen e Publikut në Planifikim Hapësinor dhe Udhëzimin Administrativ nr.05/2013 Për Transparencën në Komunë, Vendimin nr.01Nr.011/01-1978/2023 datë 27. 01.2023 të Kuvendit Komunal në Gjakovë, Drejtoria për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Mjedisit me datë 10.02.2023 shpall këtë:
NJOFTIM PUBLIK
MBI SHQYRTIMIN PUBLIK TË DRAFT DOKUMENTIT TË PLANIFIKIMIT HAPËSINOR
HARTA ZONALE E KOMUNËS
Njoftohen të gjithë qytetarët e Komunës së Gjakovës se që nga data 20.02.2023 ( e Hënë ) me fillim në ora 10.00, në Sallën e objektit të Komunës hapet shqyrtimi publik i draft dokumentit të planifikimit hapësinor “ Harta Zonale e Komunës “. Kohë zgjatja e Shqyrtimit publik është 30 ditë ( kalendarike ) nga data 20.02.2023 deri më 21.03.2023. Draft dokumenti do të jetë në dispozicion të publikut dhe për të gjithë të interesuarit, për shqyrtim, sugjerime dhe komente, çdo ditë pune prej orës 10.0- 12.0 dhe 13 h-16 h , në hapësirat e Komunës dhe në web faqen zyrtare të Komunës https://kk.rks-gov.net/gjakove/category/konkurset-njoftimet/njoftimet .
Me këtë dokument, keni mundësi të njoftoheni me shfrytëzimet dhe kushtet e zhvillimit për secilën zonë sipas rekomandimeve të Planit Zhvillimor Komunal të definuar me Hartën e shfrytëzimit të planifikuar të tokës dhe planet zhvillimore sektoriale. Komentet, sugjerimet dhe vërejtjet lidhur me dokumentin mund t’i adresoni përmes postës elektronike në adresat: [email protected] ; [email protected]; [email protected]; [email protected] , përmes deponimit fizik në zyrën e arhivës apo përmes shënimit në Librin e vërejtjeve, në afat kohor të kohëzgjatjes së shqyrtimit publik (nga 20.02.2023 deri më 21.03.2023 ). Çdo deponim pas datës 21.03.2023 nuk shqyrtohet.
Andaj, ftojmë të gjithë të interesuarit, që të marrin pjesë gjatë kohës sa do të qëndrojë i hapur ky Shqyrtimit Publik në mënyrë që të paraqitni sugjerimet, propozimet dhe vërejtjet tuaja në lidhje me Draft dokumentin hapësinor.
Me respekt !