Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me Fondacionin Jahjaga, lidhur me programin “Zhvillimi i njohurive mbi qeverisjen lokale”, për zhvillim profesional të vajzave të reja në politikë.
Sipas njoftimit të komunës, përmes kësaj marrëveshjeje, vajzat përveç anës teorike, do të kenë mundësinë të ndjekin edhe fazën e praktikës në kuadër të komunës së Gjakovës.
“Gjatë praktikës, vajzat e përzgjedhura do të kenë mundësinë të punojnë në institucion të komunës dhe të mësojnë nga vetë drejtoreshat komunale, të cilat janë caktuar në rolin e mentorëve për ketë program”, thuhet në njoftim.