Komuna e Ferizajt kërkon vazhdimin e kontrollit në shkolla nga 1 shtatori

Komuna e Ferizajt kërkon vazhdimin e kontrollit në shkolla nga 1 shtatori

Komuna e Ferizajt ka falënderuar për bashkëpunimin dhe ka përgëzuar Policinë e Kosovës, duke i inkurajuar këta të fundit që të vijojnë kontrolle të tilla edhe në të ardhmen për të rritur sigurinë në shkolla.


Sipas komunës, ky aksion ka ndaluar një numër personash, kryesisht frekuentues përreth objekteve shkollore, ku gjatë kontrolleve në lokale, shtëpi banimi dhe objekte përcjellëse u janë gjetur edhe armë të ftohta dhe është konstatuar përdorimi nga ana e tyre i substancave narkotike.

“Andaj me këtë rast, inkurajojmë organet e drejtësisë që në procedurë ligjore të mbajnë përgjegjës dhe të ndëshkojnë konform legjislacionit në fuqi të gjitha shkeljet që nxirren si përfundim nga procesi hetimor dhe gjyqësor. Drejtoria e Arsimit, kaherë ka ngritur këtë shqetësim, duke i ofruar bashkëpunim të plotë organeve të sigurisë dhe drejtësisë. Për këtë çështje, përveç aktiviteteve vetëdijësuese, Drejtoria e Arsimit, ka përgatitur dhe ka të gatshëm projektin e veçantë, që do të lansohet që nga 1 shtatori i këtij viti, ku objektet shkollore do të mbikëqyren nga kompani të specializuara të sigurimit fizik, si masë kjo preventive dhe nxitëse e rritjes së sigurisë në shkolla. Lidhur me këtë rast, inkurajojmë dhe apelojmë edhe tek prindërit, mësimdhënësit dhe çdo qytetarë, që ka informacione për zhvillimin e dukurive të tilla negative brenda apo përreth objekteve shkollore, që të denoncojnë rastet e tilla në Polici dhe Drejtorinë e Arsimit, që bashkërisht të kontribojmë në rritjen e sigurisë në shkolla”, thuhet në njoftimin e komunës.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.