Kompletohen çiftet eliminatore të Kupës së Botës “Katar 2022”

Kompletohen çiftet eliminatore të Kupës së Botës “Katar 2022”

Me kualifikimin e Kombëtares së Zvicrës dhe asaj të Brazilit tani është kompletuar edhe faza e eliminatoreve të Kampionatit Botëror “Katar 2022”.

Zvicra e mposhti Serbinë me shifrat 3:2, ku shkëlqyen Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, ndërsa ky i fundit realizoi golin e parë të ndeshjes, raporton KosovaPress.

Në anën tjetër, Brazili pavarësisht humbjes së sotme 1:0 nga Kameruni u kualifikua tutje si lider i Grupit G.

Brazili dhe Zvicra gjenden në kuotën e njëjtë të pikëve (6 sosh) në grup, por që brazilianët kanë golaverazh më të mirë se “Helvetikët”.

Tani, në fazën eliminatore Brazili do të përballet me Korenë e Jugut, kurse Zvicrën e pret ndeshje e vështirë kundër Portugalisë.

Më poshtë mund të gjeni çiftet e fazës eliminatore të Kampionatit Botëror “Katar 2022”.

Holanda – Amerika


Argjentina – Australia

Anglia – Senegali

Franca – Polonia

Japonia – Kroacia

Maroku – Spanja

Brazili – Koreja e Jugut

Portugalia – Zvicra

Lexo edhe

Video