Komiteti ndërministror nesër diskuton masat e reja antiCOVID-19, përfshirë dhe orën policore
Lexohet për: 1 min.
2 vite më parë
Linku u kopjua

Komiteti ndërministror do të mblidhet nesër në takim për të shqyrtuar masat e reja antiCOVID-19, pas rritjes së rasteve të reja me koronavirus

Klan Kosova merr vesh se mbledhja e këshillit ndërministror është paraparë në ora 09:00, ndërsa pritet të propozohen masat si vijon:

-Gastronomia të punojë deri në orën 21:00.

-Të bëhet kusht që të gjithë ata që hyjnë në Kosovë të jenë me tri doza të vaksinës për Covid-19.

Gjithashtu Klan Kosova mëson se edhe ora policore pritet të nisë nga ora 22:00, megjithatë akoma nuk ka të konfirmuar zyrtarisht.

Në 24 orët e fundit, 2 mijë e 50 raste u regjistruan të infektuar me koronavirus./KlanKosova

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024