Komiteti Ndërkombëtar Paralimpik përjashton Rusinë dhe Bjellorusinë nga Lojërat Paralimpike Dimërore

Komiteti Ndërkombëtar Paralimpik përjashton Rusinë dhe Bjellorusinë nga Lojërat Paralimpike Dimërore

Komiteti Ndërkombëtar Paralimpik ka bërë një kthesë në vendimin e tyre paraprak për të lejuar atletët rusë dhe bjellorusë të garojnë në Lojërat Paralimpike Dimërore të Pekinit 2022 dhe tani kanë vendosur që të mos lejojnë asnjë atletë nga Rusia dhe Bjellorusia që të marrin pjesë në këtë garë.

Pas pushtimit rus të Ukrainës, IPC njoftoi të mërkurën se atletët nga Rusia dhe Bjellorusia do të lejohen të garojnë në Lojërat e Pekinit si neutralë dhe ata nuk do të përfshihen në tabelën e medaljeve.

Megjithatë, situata e përshkallëzuar me shpejtësi ka bërë që IPC të rishqyrtojë këtë vendim dhe organi drejtues ka njoftuar tani se sportistëve rusë dhe bjellorusë do t’u refuzohet hyrja pasi disa vende kërcënuan të bojkotojnë lojërat, përcjellë KosovaPress.


“Në IPC ne jemi shumë të vendosur që sporti dhe politika nuk duhet të përzihen. Megjithatë, lufta tani ka ardhur në këto lojëra dhe në prapaskenë shumë qeveri po bëjnë një ndikim në ngjarjen tonë të dashur”, ka thënë presidenti i IPC-së, Andreë Parsons,

“IPC është një organizatë e bazuar në anëtarësi dhe ne jemi të hapur ndaj pikëpamjeve të organizatave tona anëtare. Kur anëtarët tanë zgjodhën Bordin në dhjetor 2021, ishte për të ruajtur dhe mbështetur parimet, vlerat dhe rregullat e Lëvizjes Paralimpike. Si anëtarë të bordit është një përgjegjësi dhe detyrë që ne e marrim jashtëzakonisht seriozisht”.

“Duke parë vendimin tonë të djeshëm, ne po shikonim shëndetin dhe mbijetesën afatgjatë të Lëvizjes Paraolimpike. Në 12 orët e fundit një numër dërrmues anëtarësh kanë qenë në kontakt me ne dhe kanë qenë shumë të hapur, për të cilën u jam mirënjohës. Ata na kanë thënë se nëse nuk e rishqyrtojmë vendimin tonë, tani ka të ngjarë të ketë pasoja të rënda për Lojërat Paraolimpike Dimërore Pekin 2022”.

“Duke pasur parasysh këtë, dhe për të ruajtur integritetin e këtyre Lojërave dhe sigurinë e të gjithë pjesëmarrësve, ne kemi vendosur të refuzojmë hyrjet e atletëve nga RPC dhe NPC Bjellorusia. Na vjen shumë keq për atletët, por ju themi se ju jeni prekur nga vendimet që qeveritë tuaja morën javën e kaluar për shkeljen e armëpushimit olimpik. Ju jeni viktima të veprimeve të qeverive tuaja”, thuhet në fundut të fjalit të presidentit të Komiteti Ndërkombëtar Paralimpik.

Lexo edhe

Video