Komisioni për Shëndetësi viziton qendrën e vaksinimit “1 Tetori”, pozita e lavdëron procesin, opozita e konsideron të paorganizuar

Komisioni për Shëndetësi viziton qendrën e vaksinimit “1 Tetori”, pozita e lavdëron procesin, opozita e konsideron të paorganizuar

Anëtarët e Komisionit Parlamentar për Shëndetësi sot kanë parë nga afër procesin e vaksinimit masiv që po zhvillohet në Komunën e Prishtinës, përkatësisht në qendrën e vaksinimit  “1 Tetori”, në të cilën vetëm sot janë imunizuar mbi 400 qytetarët.

Kryetarja e Komisionit për Shëndetësi, Fatmire Kollçaku tha se këto aktivitet po zhvillohen në kuadër të monitorimit të zbatimit të Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19.

Ajo tha se procesi i vaksinimit masiv që ka nisur dje panë nga afër që po shkon mirë.

“Ajo çfarë pamë mund të konstatojmë që çdo gjë po shkon në rregull ne biseduam edhe me qytetarët që I janë drejtuar qendrës së vaksinimit për të marr qoftë dozën e parë apo të dytë të gjithë ishin të kënaqur edhe me ekipet edhe me punën. Jemi interesuar edhe për reaksionet post-vaksinale dhe kemi kuptuar që përveç disa reaksione të lehta  nuk ka pasur komplikime që duhet të raportohen si një problem”, deklaroi kryetarja e Komisionit për Shëndetësi.

Anëtari i këtij komisioni nga PDK, Bekim Haxhiu tha e Kosova është vendi i fundit në Evropë që nga dje ka nisur procesin e vaksinimit masiv. Sipas tij derisa Kosova aktualisht nuk i ka as 100 mijë vaksina në dispozicion po tentohet të vaksinohen 500 mijë qytetarë brenda muajit.


Ai adresoi kritika për ecurinë e këtij procesi dhe theksoi numrin e ulët të vaksinimit që po zhvillohet brenda ditës.

“Sot pamë më shumë staf mjekësor sesa vaksina, pra një aspekt i mosorganizimit nga ana e ministrisë së Shëndetësisë, angazhimi i shumë vullnetarëve dhe specializantëve të cilët janë duke punuar pa kontrata disa edhe angazhimi i FSK-së pa asnjë mbështetje nga MSh, ka prej stafit shëndetësor që punojnë tani e dy muaj pa pushim as shtunë e diele dhe nuk kanë marr mbështetje nga ministria[…]Ka një mos organizim, ka më shumë propagandë…Është premtuar vaksinimi në masë  por nuk ka arritur të ketë më shumë se 4 mijë vaksinime në ditë nuk mund të arrihet dhe të synohet vaksinimi I qytetarëve me këtë numër dhe me këto doza të vaksinave. Ne nuk morëm një përgjigje të saktë se edhe sa doza të vaksinave janë në dispozicion, por në bazë të atyre shifrave të premtuara duke se janë më pak se 70 mijë doza në dispozicion dhe ministria e Shëndetësisë po synon t’i bëjë 500 mijë vaksinime në muaj kur nuk i ka as 100 mijë vaksina në depo”, tha ai.

Ndërsa, koordinatori i Qendrës së Vaksinimit “1Tetori” në Prishtinë, Niman Bardhi derisa I ka falënderuar anëtarë e Komisionit për Shëndetësi tha se procesi po shkon mirë dhe se ftoi qytetarët që sa më shumë të regjistrohen në platformën E-Kosova për tu ftuar pastaj për vaksinim.

“Gjendja faktike është çdo gjë në vijë të duhu procesi i vaksinimit është duke vazhduar duke respektuar të gjithë ata qytetar që kanë aplikuar në platformën E-Kosova, por njëkohësisht shfrytëzoj rastin që edhe njëherë të bëjë apel që të gjithë qytetarët të aplikojnë në platformë E-Kosova duke respektuar kategorinë që kemi mbi 65 të gjithë s sëmurët kronik pa dallim moshe por duke dëshmuar me dokumentacion bazë mbi problemin që posedojnë“, tha Bardhi.

Anëtarët e Komisionit Parlamentar për Shëndetësi gjatë ditës  kanë vizituar edhe Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës (IKSHP).

Lexo edhe

Video

error: