Komisioni për legjislacion miraton në parim Projektligjin për Gjykatën Komerciale

Komisioni për legjislacion miraton në parim Projektligjin për Gjykatën Komerciale

Komisioni për legjislacion ka miratuar në parim Projektligjin për Gjykatën Komerciale. Nevoja për themelimin e saj u konsiderua e domosdoshme nga mazhoranca dhe një pjesë e opozitës, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës shprehu mëdyshje për rolin e kësaj gjykate në sistemin juridik dhe kushtetues të vendit.

Kryetari i Komisionit për legjislacion, Adnan Rrustemi tha se miratimi i këtij projektligji është i rëndësishëm në zhvillimin ekonomik të vendit.

Përkrahje ndaj këtij projektligji shprehu edhe Hajdar Beqa nga PDK, por tha se i njëjti është  marrë i gatshëm nga ish ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri.


Por mëdyshje për miratimin e tij shprehu deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj.

“Sot e kam problem ta paketojë në sistemin hierarkik institucional këtë gjykatë. Duhet më shumë informata për sistemin juridik dhe kushtetues për këtë gjykatë”, tha ai.

Derisa e përkrahu miratimi në parim të këtij projektligji, Besnik Tahiri nga AAK tha se partia në pushtet Lëvizja Vetëvendosje me këto veprime po përkrah politika të djathta.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.