Komisioni për Integrime Evropiane miraton Projektligjin për IPA 2016

Komisioni për Integrime Evropiane miraton Projektligjin për  IPA 2016

Komisioni për Integrime Evropiane me nëntë vota pro ka miratuar Projektligjin për ratifikimin e “Amendamentit nr.1 të Marrëveshjes Financiare për IPA 2016, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian”.

Këtë projektligj e ka prezantuar Besnik Bislimi zëvendëskryeministër i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, i cili theksoi se ky amendament mundëson shtyrjen e afatit nga 2023 në 2024 për ekzekutimin e projekteve, të cilat sipas tij kanë ngecur për shkak të pandemisë COVID-19.

Ani pse kanë mbështetur këtë projektligj, deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) patën kritika.


Blerta Deliu Kodra nga ky subjekt ka kritikuar zëvendëskryeministrin Bislimi për siç tha ajo, mosrritje të buxhetit për departamentin e integrimeve evropiane.

Derisa deputetja Deliu Kodra tha se me projektbuxhetin e vitit 2022 është rritur buxheti për Zyrën e Kryeministrit.

Komisioni për Integrime Evropiane ka miratuar  Projektligjin për tregtinë me produkte të naftës dhe karburante të ripërtërishme, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së.

Po ashtu ky Komision ka miratuar edhe Projektligjin për dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendi, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së.

Lexo edhe

Video

error: