Komisioni pa kuorum, vonohet votimi i Kuvendit për guvernatorin e BQK-së
Lajme
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere nuk ka pasur sot kuorum për vendimmarrje për të rekomanduar në seancë të Kuvendit përzgjedhjen e guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës. Sipas shumicës së anëtarëve të komisionit, paneli përzgjedhës i BQK-së nuk ka përmbushur kërkesat e ligjit  të BQK-së për konkursin për guvernator, andaj është theksuar nevoja që i tërë procesi të rikthehet në pikën zero. Megjithatë, as për këtë propozim, disa anëtarë të komisionit nuk kanë votuar dhe rrjedhimisht nuk ka pasur vendimmarrje.

Kryetari i komisionit, Armend Muja ka thënë se ky proces nuk i plotëson kushtet formale-juridike që katër kandidatët e përzgjedhur nga paneli i BQK-së t’i dërgohen Kuvendit që njëri prej tyre të zgjidhet guvernator.

Kritika ndaj tërë procesit ka adresuar edhe deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti.

Ndërkaq, deputeti i AAK-së, Pal Lekaj ka kritikuar bordin e BQK-së për procesin e përzgjedhjes së guvernatorit. Mirëpo, këto pretendime i ka mohuar kryetari i Bordit të BQK-së, Bashkim Nurboja.

Kandidatët që janë propozuar nga paneli përzgjedhës i BQK-së për guvernator janë: Ahmet Ismaili, Lulzim Ismajli, Nexhat Kryeziu, Shkendije Himaj./KosovaPress/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024