Komisioni miraton propozimin për emërimin e dy anëtarëve të KRPP-së, kritikon opozita

Komisioni miraton propozimin për emërimin e dy anëtarëve të KRPP-së, kritikon opozita

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere ka miratuar propozim-vendimin e Qeverisë së Kosovës për emërimin e anëtarëve të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik (KRPP) me vërejtje në lidhje me kompetencat e kandidatëve.

Dy anëtarët e propozuar në KRPP janë Avni Sahiti dhe Fidane Spahija-Gjikolli.

Megjithatë deputetët e opozitës kritikuan emrat e kandidatëve për anëtarë të KRPP-së.

Deputeti Avdullah Hoti duke kritikuar mos prezencën e përfaqësuesve të qeverisë për ta prezantuar propozim-vendimin, tha se dy kandidatët, Avni Sahiti dhe Fidane Spahija-Gjikolli nuk i plotësojnë fare kushtet për përvojën e punës.


Po kështu, kundër këtyre kandidatëve ishte edhe deputeti Mërgim Lushtaku.

Edhe deputeti Pal Lekaj ka kërkuar që ky propozim t’i kthehet prapa qeverisë, pasi sipas tij, kandidatët janë në kundërshtim me ligjin në fuqi.

Në anën tjetër kryetari i Komisionit Armend Muja ka thënë se kandidatja Spahija Gjikolli ka përvojën profesionale dhe akademike.

Sipas tij, edhe kandidati Sahiti ka përvojën e punës në KRPP.

Lexo edhe

Video